Norris: Ka qenë sezon i jashtëzakonshëm, dua të bëj edhe hapin e fundit drejt titullit

Norris: Ka qenë sezon i jashtëzakonshëm, dua të bëj edhe hapin e fundit drejt titullit

3 Dhjetor 2025 13:10 Telesport Një përpjekje e fundit për të larguar fantazmat dhe frikën e dështimit. Në Abu Dhabi, piloti britanik Lando Norris ka një mundësi të shkëlqyer për të siguruar më në fund një titull, që vetëm disa javë më parë dukej i sigurt. Por disa gabime bënë që diferenca me rivalët të ngushtohej në 12 pikë me ndjekësit e tij. Pilotit të McLaren i duhet vetëm një vend i tretë për t’u bërë matematikisht kampion bote në një pistë ku fitoi një vit më parë. Anglezi do të duhet të qëndrojë larg telasheve. Ai mund të renditet qetësisht i treti edhe nëse dy rivalët e tij kryesorë për titull, Max Verstappen e Oscar Piastri, renditen para tij. Pra, një mision i realizueshëm...