Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Boll ore, qepe…”, Braçe sherr me Agron Shehajn tek ‘Ekonomia’: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve. Agron Shehaj kërkoi fjalën e tij dhe kryetarja Milva Ekonomi iu kthye duke thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm më pas ata zëvendësuesit. Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni. Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues. Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë? Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues. Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet. Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të...