Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dëshmia ‘bombë’ në Kongresin amerikan: Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik, reforma në drejtësi ka dështuar
Në Shqipëri ka rënë pluralizmi politik. Kështu deklaroi eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph, dje në një dëshmi të fortë në Kongresin amerikan. Profesori i njohur ishte një nga pjesëmarrësit në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit. Duke u ndalur tek Shqipëria, Joseph theksoi zgjedhjet ishin me shumë probleme. Po ashtu ai ngriti dyshime për efikasitetin e reformës në drejtësi. “Më në fund e shkëputur nga rruga e vështirë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Shqipëria po bën përparime mbresëlënëse drejt anëtarësimit. Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë thelbësore. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të...