Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, artistë dhe institucione në qendër të debatit kulturor
Nga Julia Vrapi Përfaqësimi i vendit tonë në Bienalen e Artit në Venecia ka sjellë herë pas here edhe reagime të artistëve mbi mënyrën se si bëhet përzgjedhja e projektit fitues, roli i institucioneve në prezantime ndërkombëtare, etj. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia do të mbahet nga 9 maj -22 nëntor 2026, ku edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë vendi ynë do të ketë përfaqësimin e tij. Por këtë dhjetor përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, do të vendosë artistë dhe institucione në qendër të një debati kulturor. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias do të zhvillohet një diskutim, që do të ndalet gjithashtu edhe...