Amorim: Manchester United në rritje, është si një “pazëll” që po plotësohet gradualisht

Amorim: Manchester United në rritje, është si një “pazëll” që po plotësohet gradualisht

3 Dhjetor 2025 11:34 Telesport Pas fitores 2-1 ndaj Crystal Palace, skuadra e Manchester United përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj West Ham. Një tjetër fitore do të thoshte shumë për “djajtë e kuq”, që synojnë rikthimin në Europë. “Kemi më shumë kohë për të punuar dhe punojmë shumë dhe po mësojmë. Mësojmë shumë në Angli. Kur vjen në Premier League, mëson shumë se si e bëjnë ekipet e tjera. Dhe ne po vjedhim shumë gjëra për të shënuar gola”, deklaroi Ruben Amorim. Më tej, trajneri i Manchester United shtoi: “U kam thënë lojtarëve se duhet të jemi më të gjallë dhe mund ta ndjeni këtë. Nëse jeni më të gjallë, jeni në më shumë vende, pranë topit më shpesh dhe të...