Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nano: Pse është rrëzuar narrativa sipas së cilës Rama kontrollon gjyqësorin
Analisti Mustafa Nano komentoi në studion e lajmeve përballjet e fundit të ekzekutivit me gjykatat. Nano tha se rastet e fundit kanë rrëzuar narrativën sipas të cilës kryeministri kontrollon gjyqësorin. Arrestimet, paditë, vënie e ekzekutivit në vështirësi. Ana e mirë është që zhduket narrativa sipas të cilës sistemi gjyqësor kontrollohet nga ekzekutivi, posaçërisht Rama. Këtë frikë e kam pasur edhe unë sepse PS ka qenë e vetmja forcë politike që ka qenë e tëra pro reformës në drejtësi. PD e LSI ishin kundër, ishte presioni ndërkombëtar që i bëri të votonin pro reformës. Pra me çfarë po ndodh, ata që mendojnë kështu e kanë gabim. Vetëm nëse ushqejnë konspiracione sipas të cilave është Edi Rama që po i drejton arrestimet, që mua më duket një...