Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, mori vetëm 2 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenime në mbledhjen e fundit, me anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje që votuan kundër dhe partitë e tjera shqiptare që abstenuan. Lëvizja Vetëvendosja ka ngritur shpesh zërin kundër certifikimit të Listës Serbe, pasi sipas tyre kjo parti punon kundër interesave të shtetit të Kosovës. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka ende mundësinë për të ankimuar në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Megjithatë, lënia jashtë zgjedhje e kësaj partie ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar dhe...