Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush janë “ushtarët” e Belës dhe si Balluku favorizoi familjarët e tyre, nga Ceno Klosi, Dalipaj, deri te Benet Beci…
Për vite me radhë, Belinda Balluku ka ndërtuar një rrjet të ngushtë “ushtarësh” politikë e administrativë, të cilët i ka pasuruar me tendera, leje dhe koncesione, duke përdorur si kamuflim familjarët e tyre. Afera të reja po dalin përditë, por modeli është i vjetër dhe i njohur: të afërmit e “të përzgjedhurve” nga Balluku marrin gjithçka, ndërsa institucionet shtetërore kthehen në fasadë për të firmosur vendime të paracaktuara. Aferat me Ceno Klosin Gazeta raportoi pak ditë më parë se SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj Belinda Ballukut tashmë e pezulluar nga drejtësia dhe ish-zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe njeriu i saj më besnik. Kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një...