PS e PD përplasje për Avokatin e Popullit! Socialistët refuzojnë ‘formulën’ e Bardhit, në votim të gjithë kandidatët

PS e PD përplasje për Avokatin e Popullit! Socialistët refuzojnë ‘formulën’ e Bardhit, në votim të gjithë kandidatët

Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. E gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare, dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD. Mësohet gjithashtu se Avokati i Popullit pritet ti kalojë më 11 dhjetor parlamentit për votim. Në këtë datë do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen për vitin 2026.