Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi. Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me...