Shevchenko: Milanit i mungon një sulmues i llojit Crespo apo Inzaghi

Shevchenko: Milanit i mungon një sulmues i llojit Crespo apo Inzaghi

3 Dhjetor 2025 10:56 Alfred Lleshi Andriy Shevchenko, gjatë intervistës për “Tuttosport”, foli rreth disa temave të rëndësishme. Për sfidat ndaj ekipeve të vogla, ai theksoi se Milanit i duhet një sulmues tip “Inzaghi” ose “Crespo”: “Kur duhet të sulmosh ti dhe përpara luan në hapësira të ngushta, nevojiten sulmues të vërtetë. Mjafton një sekondë për t’i surprizuar kundërshtarët. Për të qenë i kompletuar, Milanit ndoshta i duhet një lojtar i tillë”. Ai vlerësoi gjithashtu sezonin e Como: “Ky është një kampionat pa lider, i hapur dhe i bukur, me ekipe surprizë si Como. Ata po bëjnë një sezon shumë të mirë”. Për Luka Modric: “Nuk ka nevojë të krahasohet me askënd. Është një kampion me dëshirë të jashtëzakonshme, ka ende shumë për të dhënë....