Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit. Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.