Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër person në Prrenjas, dyshohet se…
Një tjetër person është arrestuar lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka pak ditë më parë në Elbasan. Në Përrenjas u arrestua Nevzat Spaho, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen. Policia ka njoftuar dje zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35...