Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Lirohet Federica Mogherini dhe dy zyrtarët e tjerë të Kolegjit të Europës, u arrestuan me bujë ditën e djeshme
Federica Mogherini, Rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, e cila u ndalua dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00. Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu. Ata u morën në pyetje dhe informuan zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme. Gjykatësit vendosën lirimin e tyre pasi nuk përbëjnë rrezik për arratisje. “Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe...