Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
Arrestohet 38- vjeçarja nga Gruda e Re, e dehur në drejtim të makinës, u përplas me dy automjete dhe shtyllën e ndriçimit
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen A. N., 38 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara dhe me një shtyllë ndriçimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim! Post navigation