Analizë| Putin ultimatum Trump-it: Zgjidh mes Rusisë dhe Europës!

Analizë| Putin ultimatum Trump-it: Zgjidh mes Rusisë dhe Europës!

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kujtuar homologut amerikan Donald Trump se paqja e vërtetë kërkon një zgjedhje të pamohueshme: Rusia ose Europa. Mesazhi ishte i qartë dhe i fortë, kontinenti i vjetër nuk mund të jetë pjesë e negociatave, përndryshe asgjë nuk do të realizohet. Analistët shpjegojnë se tonet e ashpra të përdorura nga Kremlini nuk ishin një shprehje emocionale, por një mesazh strategjik për partnerin amerikan. Putin ndjen se pas ndërhyrjes së udhëheqësve europianë, kartat në tavolinë janë ndryshuar dhe planet e reja të dialogut nuk i interesojnë. Ai e thekson shpesh herë se plani amerikan prej 28 pikash, prezantuar si version modernizuar i propozimeve të tij gjatë takimit historik me Trump-in në Alaska, nuk është respektuar nga Europa dhe Ukraina. Për Putinin,...