Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Erlind Sulko: Dashuria e zhvesh njeriun
Nga Erlind Sulko Sa më i zhvilluar të jetë qytetërimi, sa më të ndërlikuara të jenë normat shoqërore të sjelljes, aq edhe më i shtirur dhe i pispillosur është njeriu. Por, në kundërshtim me këto veshje të shumëllojshme, me këto kollare që të mbysin, me këto këpucë që të vrasin, me këto fustane që të ngjeshin, dashuria e zhvesh njeriun. Për të tjerët nuk do e bëje, por për dashurinë e bën: heq turpin, mbathjet edhe sytienat. Sado të hijshme të jenë dantellat, ato janë veç një joshje drejt lakuriqësisë fillestare, drejt prekjes së drejtpërdrejtë të trupit me trupin, drejt qenies së kulluar. Dashuria e zhvesh njeriun në kuptimin tërësor të fjalës: e zbulon trupin dhe shpirtin. Dashuria zbulon trupin: para aktit dashuror, hidhen tej...