Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Atara”, tregim nga Esmeralda Shpata
Nga Esmeralda Shpata Atara ka shtëpi dhe në shtëpinë time. Unë nuk e kam parë asnjëherë para se të kisha një ide të qartë për ç’janë gratë. Por që nga ajo ditë që them se zbulova diçka, kam mësuar çdo hollësi për të. Në një lloj kuptimi e kam përndjekur.Ajo ecën e trembur në një rrugicë dytësore që të fut në lagje. Ka frikë mos zgjon vullnete të sëmura dhe kalon si hije. Sa keq më vjen! Është shumë e bukur për t’u fshehur. Bashkë me sytë e mi janë një lukuni sysh të tjerë, mezi presin që veç të tjerash të japë ndonjë shenjë apo shkas që t’i mbajë ca ditë në ushqim. Në këtë përçartje vullnetesh ka shumë të vërteta.Atara ka një marrëdhënie...