Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Anulohet takimi i Witkoff dhe Kushner me Zelenskyn në Bruksel
Takimi midis të dërguarit special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steven Witkoff, dhe dhëndrit të udhëheqësit të SHBA-së, Jared Kushner, me Volodymyr Zelensky nuk do të zhvillohet. Takimi i planifikuar në Bruksel është anuluar. Sipas mediave të huaja, bisedimet nuk do të vazhdojnë dhe Zelensky po kthehet në Ukrainë. Sipas kyivpost, Kremlini pretendon se Witkoff dhe Kushner “premtuan” të fluturonin direkt për në Uashington pas bisedimeve të tyre me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, një deklaratë që nuk është konfirmuar nga pala amerikane. Witkoff dhe Kushner do të diskutonin me Zelenskyn rezultatet e bisedimeve të tyre me presidentin rus. Arsyeja e anulimit nuk është zbuluar ende. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk arritën “asnjë kompromis” pas gati pesë orësh bisedimesh për t’i dhënë fund luftës...