Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U arrestua një ditë më parë pas dyshimeve për abuzim me fondet e Kolegjit të Europës, lirohet ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së
Federica Mogherini dhe Stefano Sannino, të cilët u arrestuan një ditë më parë janë liruar. Autoritetet thonë se nuk ka rrezik që ata të arratisen, ndërsa hetimi për mashtrim të mundshëm në tenderët e BE-së vazhdon. Të dy zyrtarët u arrestuan nga policia belge të martën si pjesë e një hetimi për mashtrim. “Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Stefano Sannino, janë liruar nga paraburgimi pas marrjes në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim”, tha të mërkurën Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Mogherini dhe të arrestuarit e tjerë dyshohen për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës. Sipas...