Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Armatimi kundër Rusisë, Kanadaja bashkohet me Programin e Mbrojtjes të Bashkimit Europian
Kanadaja është lejuar të bashkohet me programin e financimit të mbrojtjes të BE, SAFE, njoftuan liderët e të dyja palëve. Ky veprim vjen ndërsa pjesa më e madhe e Perëndimit armatoset kundër agresionit rus. BE dhe Kanadaja njoftuan të hënën se ishte arritur një marrëveshje për të lejuar Otavën të marrë pjesë në instrumentin e financimit të mbrojtjes së Evropës SAFE, prej 150 miliardë eurosh (174 miliardë dollarë). Në një deklaratë të përbashkët, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri kanadez Mark Carney e përshkruan marrëveshjen si “hapin tjetër në bashkëpunimin tonë gjithnjë e më të thellë dhe një simbol të prioriteteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Kanadasë”. Çfarë tjetër thanë udhëheqësit e BE dhe Kanadasë? “Në këto kohë trazirash gjeopolitike,...