Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet për paqe vazhdojnë, tensionet rriten/ Rusia kryen një tjetër sulm në qytetin ukrainas, raportohet për dy viktima
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,379-të, ndërsa tensionet politike dhe ushtarake vazhdojnë të rriten. Në Moskë, presidenti Vladimir Putin zhvilloi një maratonë negociatash pesë-orëshe me të dërguarin amerikan Witkoff dhe dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Bisedimet u cilësuan “produktive” nga pala ruse, por pa rezultate konkrete. Putin akuzoi vendet evropiane se po “përpiqen të sabotojnë” përpjekjet e SHBA-së për një marrëveshje paqeje, duke deklaruar se Rusia “nuk kërkon luftë me Evropën, por është e gatshme nëse detyrohet”. Të dërguarit amerikanë pritet të takohen sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shprehu shqetësimin se pa progres të prekshëm, SHBA mund të humbasë interesin dhe të reduktojë angazhimin ndaj Ukrainës. Ndërkohë, në një zhvillim paralel, Banka Qendrore Evropiane ka ngrirë...