Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E papritur! Trajneri i Egantias kryen operacion në zemër, ja si paraqitet gjendja e tij
3 Dhjetor 2025 8:32 Alfred Lleshi Mësohet se para pak ditësh, pas disa shqetësimeve të shfaqura, trajneri kampion në fuqi iu nënshtrua kontrolleve të plota dhe analizave të specializuara me synimin për të përcaktuar në mënyrë të saktë shkakun e gjendjes së tij. Mjekët e specialiteteve përkatëse vendosën që ndërhyrja e shpejtë dhe e kontrolluar ishte zgjidhja më e mirë për të stabilizuar gjendjen. Kjo ndërhyrje u krye me sukses të plotë. Aktualisht, gjendja shëndetësore e Tetovës është e qëndrueshme, me tregues shumë pozitivë dhe përmirësim të vazhdueshëm, falë kujdesit të stafit mjekësor dhe reagimit shumë të mirë të organizmit të tij. Ai po ndjek me përpikëri udhëzimet mjekësore dhe procesi i rikuperimit po ecën sipas pritshmërive. KF Egnatia i qëndron pranë trajnerit Tetova në...