Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Preç Zogaj: Trajtimi i Veliajt në paraburgim është i kritikueshëm
Mënyra se si po zhvillohet përballja ligjore mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Olsi Dado, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Në panelin e drejtuar nga Alba Alishani, analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj ka bërë një analizë të dyfishtë: nga njëra anë duke njohur betejën e pashmangshme me drejtësinë dhe nga ana tjetër duke kritikuar ashpër kushtet e trajtimit të Veliajt si i paraburgosur. Beteja në “arenë” Sipas Zogajt, faza e hetimeve sekrete ka mbaruar dhe tashmë palët janë “në arenë”. Ai theksoi se Veliaj ka të drejtë të plotë ligjore të marrë çdo material të dosjes. “I akuzuari duhet të jetë në dijeni për çdo fjalë që thuhet e shkruhet në adresë të tij. Taktika e zvarritjes është në drejtësinë...