Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

Flick: Fituam kundër një ekipi të madh, ishte paraqitja më e mirë e sezonit

Hansi Flick më në fund festoi pas fitores së madhe ndaj Atlético Madridit, ku u pa versioni më i mirë i Barcelonës këtë sezon. Pas fitores minimale ndaj Alavés, ku u duk i zhgënjyer, këtë herë loja e ekipit i la shije shumë pozitive: “Bëmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një ekipi të madh. Luftuam së bashku, ishte fantastike. Do të shohim nëse kjo ndeshje është pikë kthese. Ka qenë një nga ndeshjet më të mira të sezonit, e merituam fitoren”. Lajm shumë i rëndësishëm për të ishte rikthimi i Raphinha, që shkëlqeu në “Spotify Camp Nou”: “Është shumë i rëndësishëm për ne. Kur ai është në fushë, rritet intensiteti dhe kjo ndikon te të gjithë. Lëvizjet e ekipit janë mbresëlënëse”. Kjo ishte fitorja e...