Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Nedim Bajrami ka rilindur që pas ndeshjeve me Kombëtaren, përfshihet në formacionin e javës në Skoci
Nedim Bajrami ka rilindur pas paraqitjeve të zhvilluara me Kombëtaren në muajin që lamë pas. Futbollisti shqiptar zhvilloi një lojë për t’u duartrokitur me fanellën kuqezi, duke na sjellë në mendje atë Nedim që bashkë me Asanin dërguan Shqipërinë në Euro 2024. Performanca me Kombëtaren i ka dhënë vendin e titullarit edhe në Skoci. Bajrami ishte në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e javës së shkuar, ku shfaqi edhe një nivel mjaft të lartë. “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.6, duke e përfshirë mes lojtarëve më të mirë të javës./Sport Ekspres/