Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“U qëllua 6 herë, dyshime për konflikte me ortakët”/ Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan, gazetarja raporton detaje
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje të reja lidhur me atentatin e së dielën ndaj biznesmenit në Elbasan. E ftuar në një emision televiziv, Lala tregoi se ndaj biznesmenit Mëhalla u qëllua gjashtë herë me plumba, teksa autori iu afrua te vendi i shoferit. Lala shtoi se deri më tani është gjetur një pistoletë e llojit Beretta, që mendohet të jetë përdorur në ngjarje. Sipas gazetares, hetuesit po dyshojnë se pas atentatit lidhen konflikte personale ose probleme me ortakët. “Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond...