‘PD në gjendje të paralizuar’/ Krasniqi: Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë

‘PD në gjendje të paralizuar’/ Krasniqi: Duhet rrugëdalje, mungon analiza e duhur brenda partisë

Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e opozitës, teksa u shpreh se Partia Demokratike në Shqipëri është në gjendje të paralizuar. I ftuar në një studio televizive, Krasniqi u shpreh se një nga rrugëdaljet, është drejtimi për një periudhë njëvjeçare pa përfshirë në krye figura si lideri historik Sali Berisha. Sipas Krasniqit, brenda PD-së nuk po bëhen analizat e duhura për qëndrimet politike të opozitës, por vetëm takime rutinë. “Ka një rrugëdalje të opozitës: dialog, drejtim kolegjial e konsensual për një periudhë njëvjeçare, pa përfshirë në krye figura si Sali Berisha apo të tjerë që konsiderohen liderë historikë të PD-së. Ribashkimi në shtator–tetor dhe reformimi programor me qasje perëndimore mbeten domosdoshmëri, ashtu si edhe krijimi i një liste të përbashkët kandidatësh me mbi një të...