Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet demokracia e transparenca”/ Reagon Alimehmeti: Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti…
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse. Gjatë intervistës televizive, Alimehmeti iu referua zgjedhjeve të brendshme në PD, që do të mbahen së shpejti, ku ngriti shqetësimin e listave fiktive. “Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje. Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive. Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit...