Kremlini shton presionin, Putin urdhëron gatishmëri të plotë për luftë edhe gjatë dimrit

Kremlini shton presionin, Putin urdhëron gatishmëri të plotë për luftë edhe gjatë dimrit

Teksa vizitonte një qendër komande për trupat e angazhuara në konfliktin në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se forcat e Moskës duhet të përgatiten për të vazhduar luftimet edhe gjatë dimrit. “Putin,” shkroi Kremlini në kanalin e tij Telegram, “falënderoi komandantët dhe personelin e njësive për operacionet e tyre të suksesshme dhe vendosi qëllimin për të siguruar që forcat ruse të kenë gjithçka që u nevojitet për të kryer operacione ushtarake edhe gjatë dimrit.” Top Channel