E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

Prej kohësh kemi lexuar vërdallë se konsumimi i një gotë vere me një vakt të bën mirë për shëndetin e zemrës, por duke qenë se kudo kemi mijëra mite të ndryshme për gjithçka, është momenti të marrim vesh të vërtetën, nga ekspertët! “Njerëzit s’duhet të mendojnë se pirja e verës është e mirë për shëndetin”, thotë Dr. Oliver Guttmann, kardiolog konsulent në spitalin Wellington në Londër. Ai shton: “Konsumi i alkoolit lidhet me presion të lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë, probleme të tretjes, shëndetit mendor dhe sistemit imunitar, si edhe me kancerin. Megjithatë, studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës mund të ketë disa përfitime të vogla për zemrën. Vera nuk është ilaç. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se mund të...