Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Shqiptarët kishin votuar Edi Ramën, po qeveriste Belinda Balluku”/ Zhvillimet politike, Vangjeli: Morali e shkarkonte
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, me në qendër të zhvillimeve zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila aktualisht mban statusin e të pandehurës dhe përballet me akuza penale. Situata ka zhvendosur vëmendjen nga çështjet ligjore drejt një udhëkryqi politik për qeverinë dhe maxhorancën. Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiziv, e cilësoi këtë moment si pikën më të nxehtë të krizës politike në vend, duke nënvizuar se posti i zëvendëskryeministres dhe roli i saj i fuqishëm në qeverisje e rëndojnë edhe më tej situatën. “Cili është problemi politik i Shqipërisë? Zëvendëskryeministri i vendit, zonja Balluku, është nën akuzë penale, madje dhe më shumë se kaq,” deklaroi Vangjeli, duke theksuar se për tre vite rresht Balluku ka qenë figura më e spikatur...