‘Me këto foltoret na keni hallakatur fare’, Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e veta dhe…

‘Me këto foltoret na keni hallakatur fare’, Keltis Kruja: PD ka probleme me të vërtetat e veta dhe…

Ish-deputeti demokrat, Keltis Kruja ka reaguar sot lidhur me foltoren e organizuar nga PD-ja para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kruja shprehet se nuk ka asgjë të keqe që bëhen organizime të tilla, por sipas tij, thelbi është te koherenca. Kruja thekson se problemi më i madh në këto momente është te raporti i PD-së me të vërtetat e veta dhe te raporti i vërtetë me demokratët. “Tani, sinqerisht, me këto foltoret na keni hallakatur fare. Nuk kam asgjë kundër askujt që do të bëjë takime me demokratët, aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo që ka teza për të diskutuar mbi situatën ku ndodhet PD. Edhe vetë kam qenë pjesë dhe kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm...