Zoica Haxho — E pandalshmja që arriti majat skenike…

Zoica Haxho — E pandalshmja që arriti majat skenike…

Nga ILIR ÇUMANI (Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të balerinës së parë shqiptare, Zoica Haxho – Artiste e Merituar – Heroinë e Punës) Nga historia e njerëzimit kemi mësuar se ka pasur dhe ka jetë që lindin në hijen e mungesës, e megjithatë arrijnë të shkëlqejnë më tepër se ata që rriten në dritë; jetë që rriten si filiza nën gur, por shpërthejnë me forcën e një dielli të padukshëm. Ashtu sikundër ka edhe fëmijëri që e vështrojnë botën nga dritaret e errësirës, por e përqafojnë atë më fuqishëm se kushdo, si sy që kanë parë pak, por kanë kuptuar shumë. E tillë ishte edhe jeta e Zoica Haxhos, vajzës bonjake që fati e sprovoi herët, por që arti e përqafoi me duar të...