Ish-deputeti britanik: E vërteta tronditëse mbi financat mbretërore!

Ish-deputeti britanik: E vërteta tronditëse mbi financat mbretërore!

Norman Baker, një ish-deputet liberal-demokrat britanik dhe një republikan i vendosur, ka nxjerrë në treg librin e tij të ri “Royal Mint, National Debt” (“Monedha Mbretërore, Borxhi Kombëtar”), ku zbulon financat e familjes mbretërore britanike dhe shpenzimet e saj marramendëse. Siç shkruan La Repubblica, në këtë libër, Baker, i cili ka shërbyer gjithashtu si nënsekretar dhe anëtar i Këshillit të Privy që këshillon monarkun, thotë se edhe himni “God Save the King” duhet të zëvendësohet. Sipas Baker, në vitin 1760 monarkia britanike ishte në falimentim. Deri në atë kohë, monarku mbulonte shpenzimet e ushtrisë dhe administratës publike, por një marrëveshje e asaj kohe ia transferoi këto përgjegjësi Parlamentit.  “Deri atë vit, kur George III trashëgoi fronin, monarku kishte qenë përgjegjës për të mbuluar kostot në rritje...