“S’ka grupe armiqësore”, Hoxha për takimin e Salianjit: Jemi në kushtet e mos-mbledhjes së organeve të PD

“S’ka grupe armiqësore”, Hoxha për takimin e Salianjit: Jemi në kushtet e mos-mbledhjes së organeve të PD

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se lëvizjet e brendshme në PD, përfshirë takimet e Ervin Salianjit me demokratët nëpër qytete, janë një zhvillim i natyrshëm dhe jo shenjë përçarjeje. Sipas tij, “nuk ka grupe armiqësore në PD”, por vetëm demokratë që kërkojnë të sjellin energji të reja në kushtet kur organet drejtuese nuk janë mbledhur prej muajsh. Hoxha theksoi se PD prej shtatë muajsh nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar, gjë që ka krijuar boshllëk institucional dhe ka lejuar që debatet të zhvillohen në kafene, në takime spontane dhe në forma alternative. “Nuk është keq të takohesh, të diskutosh, të kesh propozime. Keq është të mos mblidhen strukturat zyrtare,” u shpreh ai. Nga ana...