Kush do të shkojë në Eurovision? Publikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64

Kush do të shkojë në Eurovision? Publikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64

Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 20:32 Pritjes i erdhi fundi! Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar sonte në mbrëmje, në kanalin zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës. Organizatorët e Festivalit kanë njoftuar në rrjetet sociale se gjithçka është gati, ndërsa këngët do të jenë tashmë një refren i përditshëm i fansave te cilët mezi prisnin të dëgjonin këngët e artistëve të tyre të preferuar. Emrat e rikthyer, surprizat, debutimet dhe prurjet e reja zbulohen njëherësh, duke ndezur atmosferën dhe emocionin drejt 4 netëve të Festivalit të fundvitit, i cili do të mbahet nga data 17 deri në datën 20 dhjetor. Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkurruese, në natën...