Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbeturinat e Shqipërisë në bregdetin e Dubrovnikut/ Kroacia kritika zyrtare Tiranës: E dimë nga vijnë…
Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqipëria, në bregdetin atraktiv dhe turistik të Dubrovnikut në Kroaci, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale dhe dëmtuar imazhin. Dy nga vendet turistike më të njohura të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u përmbytën javën e kaluar nga një sasi e madhe mbeturinash të nxjerra nga deti, shkruan New York Times. U deshën 2-3 ditë për të pastruar shpejt vijën bregdetare nga plastika, metalet dhe mbetjet mjekësore. “Gradska Luka dhe plazhi në Dubrovnik janë përsëri të mbuluara me sasi të mëdha mbeturinash. Është një problem i kahershëm që përsëritet pas erërave jugore, kur rryma detare nga drejtimi i Shqipërisë sjell shishe të mëdha plastike, ambalazhe, qese dhe...