Balla ironizon protestën/ Më pak “krushq” dhe të dehur, shpallën armiq aleatët amerikanë

Balla ironizon protestën/ Më pak “krushq” dhe të dehur, shpallën armiq aleatët amerikanë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla ka reaguar pas protestës së tretë të Partisë Demokratike të zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë. Me humor dhe duke iu rikthyer batutës së tij të hershme për protestën e parë, të artistit shkodran, Besnik Çinari: ‘Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm’”, Balla theksoi se pjesëmarrja e sotme ka qenë edhe më e ulët. “Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë, aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë.” Balla i bëri thirrje publikisht edhe një prej figurave të vjetra të PD, Tritan Shehut, që shqetësohet shumë në foltoren e parlamentit për marrëdhëniet me SHBA që të distancohet nga retorika e ashpër dhe deklaratat...