Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Uli Hoeness del kundër tifozëve: Drejtues nuk mund të jenë ata
1 Dhjetor 2025 20:01 Telesport Uli Hoeness ka këmbëngulur me një deklaratë të dytë duke theksuar se ka ardhur koha që futbolli gjerman të ndryshojë. Para pak ditësh, legjenda e Bayern dhe aktualisht njeriu më me impakt te rekordmenët e Bundesligës u shpreh se rregulli “50+1” duhet të ndryshojë, në mënyrë që futbolli gjerman të arrijë nivelet e Premier League. “Nuk ka më kuptim që të mos lejohen investitorë për të blerë më shumë se 50% të një klubi. Historia moderne po tregon se investimet janë të domosdoshme për të qenë rivalë të denjë në futbollin europian”, u shpreh Hoeness. Tifozët i dolën kundër menjëherë duke mbajtur qëndrimet e tyre nëpërmjet banderolave në stadium. Hoeness, megjithatë, nuk ndryshon mendim. “Kam respekt për tifozët. Ata janë...