Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Objektivi, të ruhet vendi i parë/ Elbasani në testin e vërtetë
Elbasani ka lënë pas barazimin me Partizanin dhe vijon të mbajë vendin e parë, këtë herë së bashku me Egnatian. Skuadra është rikthyer menjëherë në përgatitje për sfidën e radhës ndaj Teutës, një ndeshje e rëndësishme për ekuilibrat e kreut. Atmosfera në ekip mbetet pozitive, ndërsa trajneri dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se hynë në fazën më të vështirë të sezonit. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, Elbasani do të përballet me Teutën, Vllazninë dhe Vorën, tre skuadra që e ndalën në fazën e parë. Këto ndeshje shihen si test karakteri për të konfirmuar pretendimet në krye. Tsague, i pezulluar ndaj Partizanit, rikthehet dhe pritet të shtojë forcën në fazën sulmuese. Skuadra është e plotë dhe nuk raportohen mungesa. Objektivi është të ruhet vendi i parë...