Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar

Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar

Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe studiues holandez që prej vitesh merret me Shqipërinë, në analizën e tij në “The Albanian Mechanism” shpjegon hap pas hapi se si funksionon në praktikë manipulimi i një tenderi publik. Duke u mbështetur në dosjet e SPAK për tunelin e Llogarasë, ai dokumenton me detaje se si janë përdorur pozitat qeveritare për të orientuar paraprakisht fituesin dhe për të krijuar mundësinë e përfitimeve private nga fondet publike. Sipas materialeve të hetimit, procesi nis në dhjetor 2020 me përgatitjen e tenderit nga Ministria e Infrastrukturës, ku një rol kyç luanin konsulentët e Hill International (të financuar nga Bashkimi Europian). Komiteti i Vlerësimit të Ofertave, i përfshirë edhe Evis Berberi, komunikonte drejtpërdrejt me ministren Balluku, e cila kërkonte ndryshime të...