Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rast i rrallë për “demat”, Bylisi e sheh Partizanin si shpëtim në sfidën e golave
Partizani është kthyer në rival të preferuar për Bylisin, që nga edicioni i kaluar. Si me asnjë kundërshtar tjetër në vitet e fundit, Partizani e shikon veten me katër humbje radhazi në përballjet direkte me Bylisin. Bëhet fjalë për sfida që tregojnë dominim të ekipit që tani drejton Mirel Josa, dhe jo fitore të rastësishme. Pas sfidës me Dinamon, u vu re që Bylisi e kaloi menjëherë vëmendjen te takimi me Partizanin. Për këtë mund të thuhet se Bylisi është sërish gati për një përballje të rëndësishme për mbijetesën. Pikët e grumbulluara me Partizanin ishin faktor i rëndësishëm, që Bylisi në siguronte mbijetesën në edicionin e kaluar. Fakt është se tashmë numëron tri fitore, po aq sa Partizani, dhe një prej tyre në 13 javët...