Xabi Alonso ka dy kushte për drejtuesit e Real Madridit, nëse duan të fitojnë trofe këtë sezon

Xabi Alonso ka dy kushte për drejtuesit e Real Madridit, nëse duan të fitojnë trofe këtë sezon

1 Dhjetor 2025 18:30 Telesport Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e fundit ndaj Girona, i treti rresht për madrilenët në La Liga, duke konfirmuar një krizë të dukshme. “Defensa Central” zbulon se Xabi Alonso ka kërkuar ndërhyrje në merkaton e janarit nga drejtuesit e klubit, nëse duan që të fitojnë trofe në fund të sezonit. Alonso ka nevojë për një sulmues të ri për të ndihmuar me presionin dhe për të prishur lojën e kundërshtarit, diçka që as Kylian Mbappé dhe as Vinicius nuk po e bëjnë aktualisht. Alonso gjithashtu beson se nevojitet një mesfushor që mund të diktojë ritmin dhe të kontrollojë lojën. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse ai kërkoi ardhjen e Martín Zubimendi-t, i cili në fund...