Euro U-19 për vajza/ Luhen ndeshjet e fundit të grupit B2, Shqipëria fiton 5-0 ndaj Lihtenshtejnit në “Egnatia Arena”

Euro U-19 për vajza/ Luhen ndeshjet e fundit të grupit B2, Shqipëria fiton 5-0 ndaj Lihtenshtejnit në “Egnatia Arena”

Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Lihtenshtejnit. Në stadiumin “Egnatia Arena” Shqipëria fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Golat u shënuan nga Angela Nika, Klesta Ago, Adela Qose, Klausia Murataj dhe Xhesika Ndoj. Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amelia Mone (GK), Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj (C), Bora Bushati, Klesta Ago, Samanta Hysa, Amelia Reci, Adela Qose, Erina Bajramaj. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Angela Nika që hapi serinë e golave në minutën e 76-të. Në minutën e 84-t ishte Klesta Ago që dyfishoi rezultatin, ndërsa Adela Qose realizoi golin e tretë në minutën...