Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Skandali kibernetik, 120 mijë kamera shtëpish dhe biznesesh në sulmin e hakerave/ Në internet publikohen pamjet me përmbajtje s*ksuale
Një skandal i ri kibernetik ka plasur, ndërsa janë hakuar 120 mijë kamera sigurie shtëpish, duke publikuar pamjet private apo intime të tyre, në rrjet dhe faqe online. Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut me akuzën e hakimit të më shumë se 120,000 kamerave në shtëpi dhe biznese, duke shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dhe fjalëkalimet e thjeshta, për të krijuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje seksuale eksplicite në një faqe interneti të huaj të paligjshme. Sipas autoriteteve, personat e arrestuar dyshohet se kanë shfrytëzuar dobësitë në kamerat e shtëpisë, të cilat janë të lidhura me rrjetet e shtëpisë dhe shpesh përdoren për arsye sigurie, ose për të monitoruar fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Vendet ku u gjetën kamerat e hakuara përfshijnë shtëpi, dhoma karaoke, studio Pilates dhe një klinikë gjinekologjike. Sipas BBC-së, policia sqaroi...