Nesër, Berisha pritet të takojë strukturat dhe anëtarët e Degës 9 në Tiranë

Nesër, Berisha pritet të takojë strukturat dhe anëtarët e Degës 9 në Tiranë

Krydemokrati Sali Berisha do të zhvillojë nesër një takim me strukturat dhe anëtarët e Degës 9 të PD-së në Tiranë. Përmes një njoftimi për demokratët, bëhet me dije se Berisha do zhvillojë takimin gjatë pasdites së të martës. Takimi është paracaktuar të mbahet në orën 18:30. Ky takim do të mbahet në një ambient të hapur pranë zonës së ish-stacionit të Trenit në kryeqytet. Nuk dihet ende çështja kryesore që do të mbledhë demokratët e Degës 9, por me shumë gjasa do lidhet me zhvillimet më të fundit brenda dhe jashtë PD-së.