Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vendim/ Berisha emëron Gjunkshin këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD
Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Sali Berisha. Vendimi, i nënshkruar ditën e sotme, mbështetet në nenin 46 të Statutit të PD-së dhe hyn në fuqi menjëherë. Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të PD-së për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të konsoliduar strukturat e brendshme. Gjunkshi ka qenë ndër figurat që iu bashkua tryezës së drejtuar nga Ervin Salianji për përditësimin dhe rinovimin e strukturave drejtuese të partisë.