“Rama është kryesori, Balluku është zbatuesja”/ Tuneli i Llogarasë, reagon ashpër analisti: Kemi një qeveri të një…

“Rama është kryesori, Balluku është zbatuesja”/ Tuneli i Llogarasë, reagon ashpër analisti: Kemi një qeveri të një…

Çështja e pezullimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, që e konsideron vendimin e Gjykatës së Posaçme si një cënim të pushtetit ekzekutiv. Megjithatë, përtej betejës ligjore, debati ngre pyetje thelbësore mbi funksionimin e qeverisjes dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Sipas analistit Enton Abilekaj, kjo përplasje mes kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut synon të krijojë një precedent ligjor nëse një zyrtar i lartë mund të shkarkohet nga Gjykata e Posaçme. Por, sipas tij, ky precedent ka pak rëndësi praktike në një realitet ku pushteti ekzekutiv nuk është i diversifikuar. I ftuar në një intervistë televizive ai argumenton se qeveria funksionon si një “qeveri e një njeriu të...