Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tirana nën masa të forta sigurie për protestën e PD: Bllokohet bulevardi
Partia Demokratike do të mbajë pasditen e kësaj të hëne protestën e radhës, para Kryeministrisë ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Balluku pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Për shkak të protestës, do të bllokohet qarkullimi te bulevardi dhe në disa segmente rrugore të kryeqytetit. Bëhet me dije se nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit në orën 18:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara. Pjesë e masave janë edhe përdorimi i kamerave të sigurisë për monitorim të vazhdueshëm, lyerja me graso e shtyllave elektrike, për të shmangur ngjitjen...